Vijojnë sherret në rrugët e qytetit të Durrësit.
Rasti më i fundit ka ndodhur në zonën e Plazhit, ku e lënduar ka mbetur një vajzë 18 vjeçe.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se e reja me iniciale P.R. është goditur me sende të forta nga 30-vjeçari me iniciale M.M., të dy banues në Durrës.
Policia nuk jep më tepër detaje rreth shkaqeve të kësaj ngjarjeje, por dyshohet se gjithçka ka ndodhur për motive të dobëta.
Ndërkohë, uniformat blu kanë çuar për ndjekje penale 30-vjeçarin.





