Specialistët për Krimet arrestuan në flagrancë një person nga Fushë-Kruja, pasi u vetëplagos me një armë zjarri që e mbante pa leje.

Më datë 15.06.2017, në Fushë- Krujë, Andi (Muharrem) Paturri 28 vjeç, është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë dhe në krah.

Policia thotë se armën e kishte pa leje, dhe akuzohet gjithashtu se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës.

Aktualisht, 28-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për gjetjen e armës së zjarrit dhe të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.