Dy sherre masive janë regjistruar në lagjen nr.18 dhe nr.13 në Durrës, ndërkohë që policia ka çuar për ndjekje penale 5 shtetas, të akuzuar për “Dëmtime të tjera me dashje” në bashkëpunim.

Sipas policisë, në rrahjet masive janë përdorur sende të forta, por fatmirësisht ka pasur vetëm persona të lënduar lehtë.

Dy njoftimet e policisë për sherret masive:

  • Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit E.P dhe M.P, vjeç  19 e 54, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 13.06.2017, në lagjen 18, kanë goditur me sende të forta shtetasit P.M, S.SH, A.GJ dhe S.GJ, vjeç 15, 53, 59 e 43, banues në Durrës. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.
  • Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit S.S, F.B dhe A.S, vjeç  28,40 e 26, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 13.06.2017, në lagjen nr. 13, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me sende të forta shtetasit B.A, J.A dhe E.A, vjeç 61, 32 e 28, banues në Durrës. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.