Një ditë më parë Gjykata e Lartë dha vendimin për çiftin e gjyqtarëve Majlinda dhe Odise Andrea. Por ndërsa gjyqtarja nga Durrësi nuk do ta provojë qelinë, pasi dënimi prej 4 vjetësh u konvertua në 3 vjet shërbim prove për të, bashkëshorti i saj u dënua me 1 vit e gjashtë muaj burg.
Ky vendim është vënë në zbatim dhe Odise Andrea është arrestuar ditën e sotme.
Ai akuzohet si i përfshirë në një aferë korruptive , ku bashkëshortja, Majlinda, ka dhënë një vendim për njohje pronësie kundrejt një shume parash prej 50 mijë eurosh.
Odise Andrea ishte lënë në masën e sigurisë detyrim-paraqitje, por tani është dërguar në institucionin e vuajtjes së dënimit.





