“Arrest me burg” ka qenë masa e sigurisë që ka vendosur Gjykata e Apelit për Arnisa Koplikun, bashkëshorten e ish-sulmuesit të Tiranës, Indrit Fortuzit.
Ajo akuzohet për mashtrim të klientëve të saj, në kohën kur ka patur një agjenci turistike.
Kur ajo zotëronte “Magic Horizont”, në vitin 2015 në emrin e saj kanë shkuar disa denoncime me pretendimin se Arnisa Kopliku pasi ka marrë paratë për bileta udhëtimi nga persona të ndryshëm, nuk i ka kthyer më, duke i përvetësuar.
Herën e parë ajo është dënuar me dënim alternativ me 3 vite shërbim prove për “mashtrim me pasoja të rënda” për një shumë në total 4450 euro. Së fundmi e akuzuara ka marrë një denoncim të ri nga një shtetase duke pretenduar se Arnisa Kopliku i ka marrë 4900 euro dhe nuk ia ka kthyer që në vitin 2015 kur kishte agjencinë.
Avokati mbrojtës, Bujar Hoti është shprehur se tha se klientja e tij nuk mund të dënohet për këtë vepër më shumë se një herë sipas Kodit Penal. Prokurori i apelit Elvin Bogaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Në fund Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e prokurorisë duke e lënë në “arrest me burg” Arnisa Koplikun dhe duke hedhur poshtë masën e sigurisë së Shkallës së Parë, që ishte shndërruar në “detyrim paraqitje”.





