Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë sot pasdite në Gjirokastër pasi janë goditur nga një automjet.
Policia ka dhënë edhe detaje paraprake për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të ‘Lagjes Puntore’, të qytetit Gjirokastër.
Ardi Aliko, 26 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër, me mjetin e tij tip “Benz”, me targa AA760AZ, ka goditur dy kalimtarë, shtetasen me inicialet V. I., rreth 55 vjeçe dhe shtetasin K. I., rreth 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Nderkohe drejtuesi i furgonit, Ardi Aliko, është shoqëruar në ambientet e komisariatit te policise Gjirokastër.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





