Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi dhunoi gruan shtatzënë në sy të fëmijëve të mitur.
Të dhënat zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është vënë në pranga Andi L. 34 vjeç nga Lushnja. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e çiftit në datën 10 qershor.
Kallëzimi në polici është bërë nga bashkëshortja M.L, 22 vjeçe. Sipas dëshmisë së gruas shtatzënë, i shoqi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj në sy të fëmijeve të mitur.
Gjithashtu bëhet me dije se 34-vjeçari ishte njeri problematik, konsumues alkooli, nuk punonte dhe luante bixhoz. Këto kanë qenë shkaqet që kanë çuar në degjenerimin e situatës duke çuar në ushtrim dhune.
Ndaj 34-vjeçarit rëndon akuza e dhunës në familje në rrethana rënduese.





