Një aksident ka ndodhur në Sarandë mëngjesin e sotëm, ku është përfshirë një makinë e policisë private që transportonte para, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Sipas të dhënave zyrtare nga policia, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit” në Sarandë rreth orës 9:00.
Një automjet i policisë private me targë AA 363 HI, i cili ishte nisur për të transportuar para nga Saranda në Tiranë, ka dalë nga rruga duke u përplasur pas një muri. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar, përveç se dëme materiale të mjetit.





