Një 21-vjeçare është mashtruar se do të lidhte kurorë, por në të vërtetë e shfrytëzuan për prostitutë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, shpallën në kërkim policor dhe po punojnë për kapjen e shtetasit P.M., 35 vjeç, banues në Elbasan.
Në datën 13.06.2017, në DVP-në Fier, shtetasja E.F., 21 vjeçe, banuese në Fier, ka bërë kallëzim se shtetasi P.M. nëpërmjet mashtrimit për martesë e ka trafikuar dhe shfrytëzuar për prostitucion në qytetin e Barcelonës në Spanjë për një periudhë një vjeçare nga muaji prill i vitit 2016 deri në muajin mars të vitit 2017, bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.





