Rreth 15 studentë të toksikuar janë paraqitur në pavionin e infektiv të spitalit “Nënë Tereza” rreth orës 01:04 të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave, mësohet se pas mjekimit të marrë, të helmuarit janë larguar për në banesë rreth orës 04:52.

Policia e Tiranës nuk jep më shumë detaje rreth studentëve, por nga veprimet hetimore të kryera është mësuar se këta shtetas janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Kalimash, Kukës.

Veprimet e mëtejshme proceduriale ndiqen nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.