Dëshira për të bërë xhiro me skap në bregdetin e Durrësit ka çuar për ndjekje penale një të ri 33-vjeçar.

Policia e Durrësit njofton se “u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.S, vjeç 33 banues në Durrës, pasi dyshohet se në bregun e detit, në vendin e quajtur Kepi i Palit, ju kap dhe sekuestrua mjeti lundrues tip “Volvo Penta Endrobat”, i pa pajisur me çertifikatë”.

Duket se herën tjetër kur do të dëshirojë të dalë në det me skaf, 33-vjeçari do të mendohet dy herë! Gjithmonë, pasi të arrijë të marrë mbrapsht skafin…