Gjatë kontrollit të dokumentacionit të pasagjerëve, efektivët e Policisë Kufitare të portit të Durrësit konstatuan se 23-vjeçarja E.F. rezultonte e shpallur në kërkim.

Mësohet se vajza e re, nga Fieri, ishte larguar nga vendbanimi i saj në Greqi. 

Policia po punon për të zbardhur arsyet që e shtynë 23-vjeçaren të largohej nga familjarët e saj.