Një shqiptar është goditur me një shishe qelqi në fytyrë, pasi kishte dalë nga diskoja bashkë me dy të tjerë.

I plagosuri u qëllua nga dy persona në autobus, ndërsa mësohet se ka marrë plagë të thella në fytyrë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Cesano të Italisë, duke përhapur panik tek personat e tjerë të pranishëm.

Tre personat e përfshirë në konflikt mësohet se janë shqiptarë. Ata janë parë duke debatuar me njëri- tjetrin para autobusit, para se të hipnin në të.

Sipas policisë, personi i cili mbeti i plagosur e kishte të nevojshme marrjen e ndihmës dhe është dërguar në urgjencë.

Nga ana tjetër, policia është duke u përpjekur të kuptojë se me çfarë është sulmuar shqiptari, pasi disa nga dëshmitarët thonë se përveç shishes së qelqit sulmuesit kishin dhe një thikë.