Rreth orës 15.40, Policia e Dibrës është njoftuar nga urgjenca e spitalit se një shtetas është sjellë për të marrë ndihmë mjekësore, pas dëmtimit në minierën e kromit.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në ambjentet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes, ku ka rezultuar se:
"Jashtë ambjentit të minierës së kromit, në fushën ku grumbullohet minerali, në pjacialen e zonës D, kamionçina që transporton mineralin nga ambjentet e brëndshme të minierës në ambjentet e jashtme në pjacale të minierës, gjatë shkarkimit, kamionçinës i është shkëputur kriku që çon kazanin e kamjonçinës ku për pasojë minerali i ngarkuar ka rënë duke i dëmtuar këmbën shtetasit H.A, rreth 31 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, (shoferi i kamionit të madh që priste për t'u ngarkuar me mineral). Shtetasi H.A, pas ndihmës së marrë në spitalin e Bulqizës, është transportuar me Helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar" thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.





