Pas shpalljes në kërkim nga policia si porositës të dyshuar të vrasjes së Artan Cukut, kanë reaguar dy vëllezërit Daka nga Tropoja.
Ata kanë hedhur poshtë këto pretendime dhe thonë se nuk kanë lidhje me ekzekutimin e Cukut. Në një prononcim për “ABC News”, vëllezërit sqarojnë se ndodhen në shtëpinë e tyre dhe askush nga policia nuk ka shkuar për t’i ndaluar.
Burime nga policia bënë me dije se vëllezërit Bujar dhe Florjan Daka janë shpallur në kërkim si porositës të dyshuar për vrasjen e ish-zyrtarit të lartë të policisë. Një ditë më parë u arrestua dhe ekzekutori i vrasjes së komisarit, Mikel Shallari.





