Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Durrës vijojnë me ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Dy të rinj janë vënë në pranga ditën e diel, njëri prej të cilëve ishte pa patentë, ndërsa tjetri në gjendje të dehur.
Rreth orës 02:30 të natës, në lagjen nr.6, u kap nga Shërbimet e Policisë N. U. 23 vjeç, banues në Durrës. Ai po drejtonte mjetin tip “Honday” pa leje drejtimi.
Ndërsa në rrugën “Pavarësia” është kapur E. R. 26 vjeç, banues në Elbasan. Ai ishte duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.





