Një aksident tragjik ka ndodhur ka ndodhur sot në Kolonjë, ku për pasojë një person gjeti vdekjen.

Ngjarja në fjalë ndodhi pak minuta më parë në fshatin Helmës. Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se shtetasi me inicialet Th.Dh, rreth 48 vjeç, teksa drejtonte mjetin tip “GAZ”, ky i fundit ka dalë nga rruga.

Për pasojë shtetasi i mësipërm, gjatë rrugës duke u transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ka ndërruar jetë. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.