Megjithëse ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, një vajzë është dhunuar sërish nga i ati. Shtetasi F.L., 52 vjeç, banues në Durrës, akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vajzës së tij 29 vjeçe E.J. Policia informon se ai ka shkelur urdhrin e mbrojtjes lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Po ashtu, një tjetër rast dhune është regjistruar në Durrës, ku autori pasi ka dhunuar të shoqen, ia ka mbathur nga banesa. Policia po punon për kapjen e shtetasit F.Xh., 32 vjeç, i cili ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht bashkëshorten E.Xh., 27 vjeçe.