Një drejtues motori ka mbetur i dëmtuar në Durrës, pasi është përplasur me një “Benz”.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen nr. 1, ku 44-vjeçari A.E. me mjetin e tij tip “Benz”, është përplasur me motorin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin S.K, vjeç 19, banues në Durrës.
Si pasojë, policia njofton se është aksidentuar drejtuesi i motorit dhe ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa për drejtuesin e “Benz”-it, policia referoi materialet në Prokurori për veprime procedurale të mëtejshme.





