Vajza 14 vjeçe dhunon nënën e saj, nusja rreh vjehrrën, ndërsa një 21-vjeçare dhunohet nga bashkëshorti. Të tria rastet e dhunës janë regjistruar në Durrës, me protagonistë të gjithë po nga Durrësi, ndërsa policia ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për 3 të dhunuarat.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se shtetasja SH.O. 52 vjeçe është dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga e bija B.O., 14 vjeçe.

Rasti tjetër i dhunës është regjistruar në një lidhje vjehrrë-nuse, ku kjo e fundit akuzohet se ka keqtrajtuar mamanë e të shoqit. Ndaj shtetases N.M., 70 vjeçe, dyshohet se nusja e djalit R.M., 21 vjeçe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Po ashtu, një tjetër 21-vjeçare është në qendër të një episodi dhune, por në këtë rast është ajo viktima. Shtetasja R.M., 21 vjeçe ka paditur bashkëshortin e saj H.M., 32 vjeç, se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Për të tria rastet, policia ka çuar në Prokurori dhunuesit, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.