Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, një motori me shpejtësi jashtë normave të lejuara ka shtypur një vajzë 15-vjeçare, duke e lënë të gjakosur përtokë. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së mesme “Ahmet Dakli” në Elbasan.
"Infoelbasani’ shkruan se vajza po kalonte vijat e bardha ku papritur motori e ka përplasur. Në vend mbërriti policia dhe ambulanca dhe vajza u dërgua ne urgjencën e Spitalit të Elbasanit.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka arrestuar drejtuesin e motorit. Segmenti rrugor ku ndodhi aksidenti është shumë i populluar nga nxenës e studentë.





