Një sherr masiv ka ndodhur në Kuçovë, ku disa militantë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë përplasur fizikisht mes tyre.
Në videon e dërguar pranë JOQ.al shihen militantët, të cilët në mes të rrugës shkëmbejnë mes njëri-tjetrit sharje dhe goditen me grushte e shqelma.
Sharjet që i drejtojnë njëri-tjetrit fillojnë nga gruaja, e deri te gjithë familja. “Ta q*i gruan”, dëgjohet të thotë një qytetar.
Persona të tjerë që janë përpjekur të ndalojnë sherrin duket se e kanë pasur të vështirë dhe është dashur ndërhyrja e policisë, ku mund të shihet dhe në video momenti kur militantët arrestohen.
Nuk dihet se çfarë ka ndikuar që ka plasur ky sherr, që ndoshta ka pasur për shkak tensionimin e toneve gjatë fushatës zgjedhore.





