Një 50-vjeçar nga Fieri është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme në një hotel në Tiranë. Policia sqaron se viktima me inicialet A.L. ka qenë më parë i dënuar për vrasje.

Sipas hetimeve të para, policia thotë se në trupin e 50-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.06.2017, rreth orës 20:00, në bulevardin “Zogu i Parë“, te një hotel, është gjetur i vdekur shtetasi A. L., 50 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për vrasje.

Nga hetimet e veprimet paraprake nuk dallohen shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet të jetë për shkaqe natyrale. Pritet akti i ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.