Një 46-vjeçar nga Tirana është arrestuar ditën e djeshme, pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Kavajës dhe ajo e Vlorës.
Policia sqaron se në pranga u vu shtetasi Ardjan Halili 46 vjeç, i akuzuar për mashtrim.
Për këtë shtetas, thotë policia, Prokuroria e Rrethit Kavajë, më datë 27.07.2015, ka dërguar urdhrin e Gjykatës Kavajë, e cila ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Mashtrim më shumë se një herë”.
Gjithashtu Prokuroria e Rrethit Vlorë, më datë 11.05.2017, ka dërguar urdhrin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrim”.





