Një vajzë 19-vjeçare është përplasur nga një makinë në zonën e “21 Dhjetorit”. Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të së martës në kryeqytet, pranë fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Mësohet se vajza me inicialet Xh.C., po kalonte rrugën përballë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, teksa ka dalë nga një lokal.

Sipas “JOQ.al”, ajo po kalonte lulishten, pasi në atë vend nuk ka trotuar dhe makina, e cila ka qenë me shpejtësi dhe e ka përplasur. Vajza është dërguar menjëherë në spital, por raportohet se është në gjendje të rëndë.