Një 34-vjeçar nga Gramshi është arrestuar nga policia pasi u kap më një sasi heroine.

Policia vuri në pranga shtetasin Aldi Përfundi, gjatë operacionit të koduar “Start” në kuadër të një hetimi proaktiv të ndjekur prej kohësh me metoda speciale të hetimit.

“Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe gjatë kontrollit fizik u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë, e ndarë në doza”, sqaron policia.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale 80 doza heroinë dhe automjetin me targa AA 007 BE.