Policia e Durrësit ka dhënë versionin zyrtar për ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit bregdetar.

Sipas policisë, rreth orës 22.20 është qëlluar me armë zjarri në ajër në qendër të qytetit dhe nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.06.2017, rreth  orës 22:20, në lagjen Nr.3 Durrës është qëlluar në ajër me armë zjarri.

Nuk ka persona të dëmtuar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.