Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në Tiranë, një 38-vjeçare ka rënë nga kati i katërt i pallatit ku ajo jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Bajo Topulli" në Tiranë, fare pranë Kryegjyshatës së Bektashinjve.

Gruaja 38 vjeçare me inicialet E.K. ka mbërritur në spital rreth orës 18:00 me plagë të mëdha në trup. 

Fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë disa minuta më pas. Policia e cila po vijon inspektimin e zonës dhe shkaqet e ngjarjes shprehet se ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.