Rikthehen maskat në Fier. Rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit A.L, 63 vjeç në fshatin Zhupan dhe i kanë vjedhur rreth 10 mijë euro dhe një armë gjahu.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.