I hapin makinën, i marrin çantën me lekë dhe dokumente, e largohen pa i diktuar njeri.
Kjo i ka ndodhur një 28-vjeçari në Durrës, i cili kishte parkuar automjetin tip “Benz” në lagjen nr. 4 në qytet.
Policia thotë në njoftimin e saj për shtyp se të riut me iniciale M.R. i kanë marrë një çantë me dokumente dhe një sasi lekësh, por e pa përcaktuar shifrën e saktë.
Autorët nuk janë zbuluar ende, ndërkohë ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.





