Mbrojtësi brazilian i Flamurtari Muaricio Leal është arrestuar nga policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme për shkak se drejtonte një mjet pa leje drejtimi. Leal nuk i është bindur urdhrit të forcave të rendit për të ndaluar, më pas është bërë dhe arrestimi i tij pas verifikimit të dokumentacionit. Njoftimi i policisë:“Policia ka bërë arrestimin e tij në Radhimë, pasi ky shtetas po drejtonte mjetin tip Benz, pa leje drejtimi përkatës dhe duke udhëtuar në këto kushte nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rrugore për të ndaluar’­ njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuara nga nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal.