Një 79-vjeçar është ekzekutuar me armë gjahu në qytetin e Vlorës.
Policia informon se vrasja ndodhi në Borsh të Himarës dhe policia u njoftua për këtë krim rreth orës 09:30.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shkallë” të Himarës në banesën e viktimës, ndërsa është kapur edhe autori i krimit.
“Shtetasi Sokrat Xhuveli, 57 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në banesën e shtetasit H.Brahimaj, 79 vjeç dhe dyshohet se e ka qëlluar me armë gjahu “çifte” këtë të fundit duke e lënë të vdekur në vend”, informon policia e Vlorës.
Policia ka kapur menjëherë autorin dhe po bën shoqërimin e tij të menjëhershëm drejt ambienteve të policisë së Himarës për veprimet e mëtejshme.
Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.





