Një 25-vjeçar shqiptar është duke luftuar për jetën në spitalin e Romës pasi është qëlluar me një breshëri plumbash në kryeqytetin italian.

Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur gjatë orëve të para të natës, ndërkohë që identiteti i shtetasit shqiptar nuk bëhet i ditur.

Mediat italiane raportojnë se 25-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin “Sant’Andrea”.

Mësohet se atentatorët kanë qenë dy persona me një skuter, të cilët në momentin që i riu shqiptar së bashku me vëllanë e tij po hynin në banesën e tyre, kanë qëlluar me disa plumba pistolete mbi 25-vjeçarin, gjendja shëndetësore e të cilit raportohet të jetë e rëndë.

Grupi hetimor ka shkuar në skenën e ngjarjes, ndërkohë që hetimet po drejtohen nga karabinierët e Monterotondo-s.