Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, njëherësh edhe kandidate për deputete në Qarkun Durrës, znj. Milva Ekonomi së bashku me kandidatët për deputetë z. Alban Ramohitaj dhe z. Ledion Lako vizituan një fabrikë fasone në zonën e Shkozetit.

Ky biznes, i cili sot numëron 450 punonjës, në sajë të politikave të ndërmarra nga qeveria gjatë këtyre katër viteve ka rritur ndjeshëm prodhimin duke hapur më shumë vende të reja pune.

Gjatë bashkëbisedimit me punonjësit e kësaj fabrike, znj. Ekonomi bëri një pasqyrim të të gjithë reformave të ndërmara nga qeveria duke u bërë thirrje që në 25 Qershor të votojnë numrin 2 në fletën e votimit, Partinë Socialiste.

“Shqipëria ka për të qenë një vend më i mirë për t’u jetuar dhe njerëzit kanë për të pasur një mirëqenie e cila vjen nga puna e denjë dhe e mirëpaguar. Këto janë shtyllat kryesore ku ne duam të orientojmë programin tonë. Kemi të gjitha mundësitë sot për ta vazhduar këtë gjë. Dhe prandaj unë ju them votoni numrin 2, votoni Partinë Socialiste”, u shpreh znj. Ekonomi.

Ndërsa kandidati për deputet, z. Alban Ramohitaj kërkoi mbështetjen për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për më shumë punë, mirëqenie dhe shtet.

“Më datë 25(Qershor), duke votuar numrin 2, me Partinë Socialiste  dhe kryeministrin Edi Rama do shtojmë më shumë punë, më shumë mirëqenie, më shumë shtet”, theksoi z. Ramohitaj.