Rritet frikshëm bilanci i të rinjve dhe të rejave në Durrës që vetëvriten dhe i rasteve që mbeten në tentativë.

Në këto dy ditët e fundit, shënohet rasti i dytë që një e re tenton t’i japë fund jetës.

Pas 22-vjeçarit që u vetëhelmua me ilaçe në shtëpinë e gjyshërve në fshatin Koxhas, një 18-vjeçare ka zgjedhur të njëjtën metodë për t’u vetëflijuar.

“Më datë 30.05.2017, është vetëhelmuar, me medikamente mjekësore shtetasja K.B., vjeç 18, e cila ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që e çuan të renë drejt aktit të rëndë të vetëflijimit.