Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku një 53-vjeçar është plagosur me çifte.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, ku është vetëplagosur me çifte në banesë F.M, 53 vjeç.

Mësohet se 53-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në sallën e operacionit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.