Një 20-vjeçar në fshatin Kurdari të Klosit është vetëvrarë me armë zjarri. Viktima Julian Çeliku, është gjetur i pajetë nga familjarët e tij në njërën nga dhomat e banesës ku jetonin.

“Rreth orës 13:40, jemi njoftuar nga Specialisti i Zonës i Stacionit të Policisë Klos se në fshatin Kurdari-Klos, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu një shtetas. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se në njërën nga dhomat e banesës dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu teke shtetasi Julian Çeliku, rreth 20 vjeç, banues në fshatin Kurdari-Klos”, informon policia.

Policia locale bën me dije se arma e gjahut me të cilën u krye akti i vetëvrasjes është me leje në emër të babait të tij.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor dyshohet se vetëvrasja ka ndodhur si pasojë e depresionit.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon veprimet për përcaktimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.