Një gomone pa dokumente është bllokuar nga Policia e Kufirit dhe Migracionit në Durrës
Mjeti lundrues me një motor, në pronësi të 26-vjeçarit nga Tirana, shtetasit D.S., u bllokua në Durrës ditën e diel në zonën e Maminasit.
“Më datë 29.05.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.S., vjeç 26 banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 28.05.2017, në Maminas, Durrës, iu bllokua një mjet lundrues “Gomone”, me një motor pa dokumente”, thuhet në njoftimin e policisë.





