Një aksident me pasojë plagosjen e drejtuesit të një motori është regjistruar në Durrës.

Sipas policisë, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, 26-vjeçari I.G. duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motorin tip “Dajang” me drejtues shtetasin F.T., 19 vjeç.

Si pasojë, është dëmtuar 19-vjeçari dhe aktualisht raportohet se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë ka nisur procedimi penal për të dy të rinjtë, pasi edhe 19-vjeçari që mbeti i plagosur, ishte pa leje drejtimi.