Përdhunoi e mbylli në bodrum të fejuarën, arrestohet shqiptari
Për muaj me radhë ai e përdhunonte dhe e dhunonte, madje në një rast e kishte mbyllur edhe në bodrum, ku e kishte lënë për ditë me radhë. Është kjo historia e një vajze të re italiane, e cila ka marrë më në fund ndihmën e policisë.
Sipas mediave italiane, autoritetet kanë prangosur të hënën një 24-vjeçar shqiptar, i cili banonte në Monza. Mbi të rëndojnë akuzat për dhunë seksuale, rrëmbim personi, dhunë e persekutim, ndaj të fejuarës së tij.
Sipas denoncimit të studentes 21-vjeçare, dhuna ka ndodhur mes shtatorit të 2012-s dhe fundit të 2013-s. Në një rast, shqiptari e kishte marrë me dhunë dhe si dënim pas një zënke e kishte mbyllur për ditë të tëra në bodrum.
Dyshja mësohet se ishte njohur kur vajza ishte 12 vjeç dhe që prej 2012-s kishin nisur të frekuetoheshin seriozisht. Sërish sipas denoncimit të 21-vjeçares, i fejuari kishte nisur të shfaqte shenja agresiviteti dhe dhuna kishte qenë prezente gjatë gjithë kohës së lidhjes së tyre, e cila mori fund kur vendosi kështu i riu shqiptar.
Por ai nuk e la me kaq. Nga viti 2015 e deri në fillim të këtij viti, 24-vjeçari kishte tentuar që të rivendoste lidhjen me vajzën. E frikësuar prej tij, ajo mësohet se vendosi që ta denonconte.
Sipas mediave të vendit fqinj, hetimet e policisë, që përfshinë edhe bisedat telefonike e ambientale, konkluduan në fund se deklaratat e të resë ishin të vërteta.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ministri i Financave apel fermerëve: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH për shitjet e produkteve bujqësore
4 mln euro për koncertin e Kanye West, qytetarët për DW: Fondet duhej të shkonin për shkolla dhe spitale
Prapaskena e Erling Haaland: Mund të luaja me Anglinë, zgjodha Norvegjinë falë babait tim
Lufta kundër piraterisë online, AMA njofton mbylljen e një tjetër platforme të paligjshme





