Një 56-vjeçar ka rënë pre e grabitjes me armë në orët e mbrëmjes të së hënës (29 maj 2017).
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 në Unazë të Re, në rrugën “Loni Ligori”, ku dy persona të maskuar, të cilët dyshohet të kenë pasur me vete një armë zjarri, i kanë vjedhur me dhunë 7.000 lekë dhe një orë dore të markës “Omega” shtetasit I. H, 56 vjeç.
Vjedhja ka ndodhur ndërsa 56-vjeçari po qëndronte jashtë automjetit të tij tip “Skoda”.
Materialet iu referua prokurorisë për hetime të mëtejshme.





