Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga Policia e Korçës. Një adoleshent ka tentuar të vrasë një shtetas, si dhe ka plagosur rëndë një shtetas tjetër, pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre.

Policia kap dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar, të ngjarjes të ndodhur ditën e sotme.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak datë 29.05.2017, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë kapjen edhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

M.F, 16 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 29.05.2017, në lagjen nr 17 në Korçë, shtetasi i mësipërm pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit M.R, 16 vjeç dhe Xh.M, 28 vjeç, të dy banues në Korçë.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasit e mësipërm u dërguan në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Vrasja me dashje, ngelur në tentativë” dhe ”Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga nenet 76/22 dhe 88/1 të Kodit Penal.