Një tjetër person i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke u vetëvarur në oborrin e banesës.
Policia informon se viktima me inicialet L.A., e moshës 55 vjeçe, është gjetur sot në orët e para të mengjësit e pajetë në fshatin Gjeç kodër, Prezë.
“Më datë 29.05.2017, rreth orës 05:30, në fshatin Gjeç kodër, Prezë, në oborrin e banesës është gjetur e vetëvarur shtetasia L. A., 55 vjeçe. Nuk konstatohen shenja dhune. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policise.
Kohët e fundit janë shenuar edhe disa raste të tjera vetëvrasjesh, në Tiranë edhe në Durrës, ku shkaku kryesor në pjesën më të madhe të rasteve, sipas policisë ka qenë depresioni.





