Një banesë është vjedhur, ndërsa vjedhja e një makine ka mbetur në tentativë në zonën e Plazhit në Durrës.
Në rastin e parë, policia thotë se është konstatuar e vjedhur banesa e shtetases Sh.T. 76 vjeçe, ku autorët kanë arritur të marrin vetëm një televizor.
Ndërsa në rastin tjetër, pronari i një mjeti tip “BMW” ka qëlluar me fat, pasi hajdutët nuk kanë arritur t’ia marrin dot makinën e parkuar pranë banesës. “Shtetasi L.R. 27 vjeç, banues në lagjen 13, Plazh, ka bërë kallëzim se më datë 11.05.2017, gjatë natës, ka konstatuar se kishin tentuar t’i vidhnin mjetin tip “BMW”.”
Sipas kallëzimit që ai ka ngritur në polici, ngjarja dyshohet se ka ndodhur që më datë 11 maj, ndërsa pronari e ka denoncuar rastin vetëm një ditë më parë në komisariat.
Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve për të dyja rastet respektive.





