Humb jetën tragjikisht një 13-vjeçar, pasi është rrëzuar aksidentalisht teksa bënte xhiro me biçikletë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në kryeqytet, kur vogëlushi me iniciale Sh.B. ka përplasur kokën në asfalt. Ai u dërgua menjëherë në spital, por përplasja rezultoi të ishte fatale për të, pasi ai ndërroi jetë në ambientet spitalore.

Më datë 26.05.2017,  ne rrugën “Mark Pirta”, shtetasi i mitur Sh.B., 13 vjeç, banues në Tiranë, aksidentalisht është rrëzuar nga biçikleta me kokë në asfalt dhe për pasojë ka vdekur në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.