Një person që vuan nga depresioni, por i shtyrë edhe nga gjendja jo tejet e logjikshme për shkak të konsumimit të alkoolit, ka shkaktuar dëme publike në Shijak.
Policia thotë se ai ka dëmtuar monitorin e vendosur në qendër të qytetit të Shijakut.
Bëhet fjalë për shtetasin A.Gj. 48 vjeç, banues në fshatin Gjepalaj, për të cilin policia informon se është në gjendje depresioni, ndërsa në momentin e incidentit ka qenë edhe i dehur.
Ai po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, ndërsa blutë e Shijakut referuan materialet në ngarkim të tij në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





