Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë. Një makinë është përplasur më një motoçikletën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy personat që udhëtonin me motoçikletën M.M, 32 vjeç, dhe L.S.
Kujtojmë që po sot një adoleshent 16-vjeçar u aksidentua nga një shofere femër në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë.
Njoftimi i policisë:
Në datën 27.05.2017, rreth orës 20:35, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasi A.P, 32 vjeç, banues në fshatin Mizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 634 BE, është përplasur me një motorçikletë.
Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorçikletës shtetasi M.M, 32 vjeç, banues në fshatin Kryekuq, Divjakë, dhe pasagjeri në motorçikletë, shtetasi L.S, të cilët janë dërguar në spitalin Lushnje dhe ndodhen nën kujdesin e personelit mjekësor.
Shtetasi L.S është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Është shoqëruar në Komisariat shtetasi A.P dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.





