Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Rrogozhinë – Kavajë, ndërsa një makinë ka aksidentuar për vdekje një 16-vjeçar.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 27.05.2017, rreth orës 19:20, në autostradën Rrogozhinë – Kavajë, drejtuesja e automjetit tip “Skoda”, shtetësja Erila V., ka aksidentuar shtetasin e mitur H. D., 16 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.