Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër se në një tunel në fshatin Piskovë, Përmet kishte lëndë narkotike, menjeherë është organizuar e po vijon ende operacioni "Piskova".

Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në tunel, shërbimet e policisë kanë gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Lënda nakotike u sekuestrua në cilësinë e proves materiale dhe pas peshimit rezultoi se pesha totale është 768 kilogramë.

Në vijim të operacionit janë shoqëruar disa persona në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër në lidhje me këtë gjarje.

Specialistët  për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim e Prokurorinë po vijjnë hetimet për dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.