Policia e Vlorës ka asgjësuar 143 bimë narkotike kanabis sativa në dy fshatra pranë bregdetit të Adriatikut.

Sipas të dhënave zyrtare policore, gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Novoselës, shërbimet e policisë kanë konstatuar 95 bimë narkotike, të mbjella në vendin e quajtur “Vërri e Poros”, fshati Poro (pronë publike).

Po kështu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mërtiraj, pranë vendit të quajtur “Përroi i Kaminave”, u gjet një parcelë me 48 bimë kanabis sativa, për të cilat policia thotë se dyshohet se kanë mbirë vetë përgjatë shtratit të përroit.

Policia bëri asgjësimin e tyre me shkulje dhe djegie. Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve.